Nënshtrohu:Postimet Komentet

Ju jeni këtu: Ballina » Siguri » Vazhdojnë problemet me sigurinë e Windows XP

Kriminelët kompjuterik janë duke “eskaluar” sulmet përmes një vrime të pa-arnuar në sistemin e përkrahjes në Windows XP. Microsoft tha se janë më shumë se 10,000 kompjuterë që janë të ndikuar nga ky sulm dhe se ende nuk është gati arna për këtë vrimë në sistemin e tyre operativ Windows XP.

Ata që janë viktimë të këtyre sulmeve do të humbasin kontrollin mbi kompjuter i cili prej momentin të infektimit e tutje do të jetë në duart e sulmuesit. Microsoft theksoi se sulmet prej teorisë janë bartur në praktikë me një shpejtësi të paparë dhe ka kërkuar nga shfrytëzuesit që të ndërmarrin masa për tu mbrojtur.
Vrima është zbuluar nga inxhinieri i Google Travis Ormandy dhe godet sistemin e ndihmës dhe përkrahjes (Help and Support system) të XP-së, ndërsa Microsoft shenjat e para të keqpërdorimit të saj ka vërejtur qysh me 15 qershor.

Përfaqësues të kompanive të ndryshme antivirus si Trend Micro dhe Sophos pajtohen se sulmet përmes kësaj vrime janë një “ëndërr e keqe” për administratorët e rrjetave për shkak se është vështirë të mbrohet rrjeta nëse shfrytëzuesit nuk kanë bërë përditësimin e programit antivirus dhe sistemit operativ.

Microsoft tha se është duke punuar në përgatitjen e arnës që do të mbyllte përgjithmonë këtë vrimë në sistemin e tyre operativ./albtech/rrjeta.org/

Postoni një përgjigjie

© 2010 rrjeta.org – Informatika Shqiptare · Nënshtrohu:PostimetKomentet · Powered by nderto - Creative Studio