Nënshtrohu:Postimet Komentet

Ju jeni këtu: Ballina » Siguri » Tre të rinj slloven zhvillojnë një virus të rrezikshëm

Te rinjte programojne virus

Tre të rinj slloven nga Maribori janë nën hetim të FBI-së amerikane për shkak të zhvillimit të njërit prej viruseve më të rrezikshme kompjuterike të cilin e kanë shfrytëzuar për të hyrë nëpër llogari të huaja bankare.

Siç raporton gazeta sllovene Delo, tre të rinjtë nga Maribori, më të rinj se 25 vjeç, janë autorë të virusit të cilin e kanë shfrytëzuar për të hyrë nëpër llogari bankare dhe institucione të ndryshme. Këta të rinj aktualisht janë nën hetim të FBI-së, e cila i ka dërguar hulumtuesit e vet në Maribor.

Hulumtimi ende është në fazën fillestare, prandaj shumë detaje të rastit nuk janë të njohura, si për shembull për cilin virus bëhet fjalë. Vetëm përmendet se bëhet fjalë për një virus jashtëzakonisht të rrezikshëm me të cilin janë infektuar llogaritë e rreth dyzet bankave si dhe disa ndërmarrje shumë të suksesshme.

Mediet slloven jozyrtarisht kanë marrë vesh se hakerët, ndryshe ish-studentë të fakultetit kompjuterik, janë shoqëruar me grupin e hakerëve Mariposa e cila edhe më herët njihet për punë të dyshimta (Mariposa në të njëjtën kohë është edhe emërtimi për njërën nga rrjetet më të mëdha botet, me të cilin hakerët kanë kontrolluar qindra mijëra kompjuterë në botë), udhëheqësit e së cilit janë kapur në fillim të muajit mars në Spanjë./Telegrafi/

Etiketa:,

2 Komente

  1. artoni thotë:

    ma mir osht me postue mrekulit qe i bajn shqiptart ni shqiptar kom ndegju qe ka hap browser e ju po i postoni kto te sllovenve shqiptart ma hakera tfort jon

  2. CrackDB thotë:

    Ne jemi portal qe poston te gjitha te rejat nga teknologjia dhe informatika ne pergjithsi.Ne rast se marrim informata qe shqiptaret do te zbulojne diqka ne do ta publikojm menjehere.

Postoni një përgjigjie

© 2010 rrjeta.org – Informatika Shqiptare · Nënshtrohu:PostimetKomentet · Powered by nderto - Creative Studio