Microsoft ka hequr çfarëdo dyshimesh për gjendjen financiare pas publikimit të rezultateve për tremujorin e katërt rekord, para së gjithash, falë shitjes së sistemit operativ Windows 7 e Office 2010.
Kompania Microsoft ka raportuar se ka shitur mbi 175 milionë kopje së Windows 7 në nëntë muajt e parë të shitjes, që e bën atë edhe sistemin më të shitur operativ në historinë e kompanisë.
Windows 7 ka filluar të shitet më 22 tetor të viti të kaluar. Menjëherë pasi që është lëshuar në shitje, Windows 7 ka tejkaluar Vistan për hiq më pak se 234 për qind, së bashku me 10 për qind të pjesëmarrjes në treg.
Para një muaji, kompania kishte raportuar se kishte shitur 150 milionë kopje, respektivisht shtatë kopje të Windows në shtatë sekonda.
Falë shitjes së shkëlqyeshme të Windows 7, Microsoft ka realizuar vitin më të mirë fiskal deri më tani.
/Telegrafi/

