Nënshtrohu:Postimet Komentet

Ju jeni këtu: Ballina » Harduer » Rritje profiti në HTC

Tremujori pranveror në HTC është një nga më të mirët në historinë e kompanisë. Në të vërtetë, ky prodhues, kryesisht duke iu falënderuar Androidit, pati profit në lartësi prej 268 milion dollarë, dhe të hyra në vlerë prej 1.9 miliard dollarë.

Në krahasim me periudhën e njëjtë një vit më herët, profiti është rritur për 33%, e të hyrat ishin më të larta për madje 58%. Edhe pse kompania nuk e publikoi numrin e saktë të celularëve të shitur, sipas parashikimeve nga fundi i prillit parashikohej shitja e rreth 4.5 milion njësive.

Celularët më të popullarizuar të HTC-së në tregun amerikan janë Droid, Incredible dhe Evo 4G, derisa në Evropë më të popullarizuarit janë Desire, Legend dhe Wildfire./rrjeta.org/

Postoni një përgjigjie

© 2010 rrjeta.org – Informatika Shqiptare · Nënshtrohu:PostimetKomentet · Powered by nderto - Creative Studio