Nënshtrohu:Postimet Komentet

Ju jeni këtu: Ballina » Siguri » Lëshim në Windows XP e 2000

Microsoft është duke hulumtuar raportet për një lëshim të ri shumë të rrezikshëm në sistemet e saja më të vjetra operative Windows XP e Windows 2000.
Në fakt, informacionet mbi këtë lëshim veçmë janë publikuar në internet, e në Microsoft tani për tani nuk e kanë idenë për sulmet të cilat e keqpërdorin këtë lëshim.

Sipas informatave të cilat i ka publikuar kompania e sigurisë Secunia, lëshimi godet Windows XP dhe Windows 2000 e në rast të keqpërdorimit të tij mundëson ekzekutimin e kodit dashakeq në kompjuterin e përdoruesit. Në Secunia e kanë cilësuar lëshimin si “mesatarisht kritik”.

Në Microsoft tani për ani vetëm theksojnë se janë duke hulumtuar lëshimin, dhe në rast se vërtetohet ekzistimi i tij do të marrin të gjithë hapat përkatës për zgjidhjen e tij. /Telegrafi/rrjeta.org/

Postoni një përgjigjie

© 2010 rrjeta.org – Informatika Shqiptare · Nënshtrohu:PostimetKomentet · Powered by nderto - Creative Studio