Nënshtrohu:Postimet Komentet

Ju jeni këtu: Ballina » Softuer » Android dhe Linux për HTC HD2

Modifikimi harduerik dhe softuerik i smartphoneve është duke fituar popullaritet për dit e më shumë, veçanërisht me theks mbi ndryshimet e sistemit operativ. Komuniteti është mjaftë aktiv në adoptimin e versioneve të ndryshme të sistemeve operative mobile për pajisjet në të cilat ai sistem fillimisht nuk ishte i dedikuar, e “mbindërtimi” i fundit është paraqitur për pajisjen HD2 të HTC-së.

HTC HD2 fillimisht ishte i bazuar në Windows Mobile 6.5, e djemtë nga faqja xda-developers tani për të ka përgatitur versionet e Android 2.1 dhe Ubuntu Linux (Karmic Koala). Në faqet e tyre ata japin edhe udhëzimet se si të bëhet modifikimi me vërejtjen se sistemi i ri operativ instalohet në kartelën e memories dhe nuk e ndikon flash memorien e brendshme të pajisjes, kështu që ruhet mundësia e kthimit në versionin origjinal të WM 6.5 me resetim të pajisjes./rrjeta.org/

Postoni një përgjigjie

© 2010 rrjeta.org – Informatika Shqiptare · Nënshtrohu:PostimetKomentet · Powered by nderto - Creative Studio