Nënshtrohu:Postimet Komentet

Ju jeni këtu: Ballina » Siguri » Hakerët sulmuan YouTube e iTunes

Rrallë ndodhë që hakerët të kanë sukses në sulmimin e ndonjë shërbimi të madh siç është YouTube, mirëpo këtë vikend, pos shërbimit të Google për video, ka kaluar keq edhe shërbimi iTunes i kompanisë Apple.
Në YouTube hakerët kanë zbuluar një mënyrë se si nëpërmjet komenteve të ridrejtojnë vizitorët në ndonjë faqe tjetër interneti e madje edhe të shfaqin ndonjë porosi; më së shpejti është paraqitur porosia se këngëtari i popullarizuar tinejxher Justin Bieber ka vdekur.

Google ka njoftuar se bëhet fjalë për lëshimin e sigurisë XSS (cross site scripting) dhe se i njëjti është evituar shpejt, e disa porosi në forumin e popullarizuar 4chan, anëtarët e të cilit qëndrojnë pas veprimeve të këtilla, lënë të kuptojnë se ata kishin gjetur dhe shfrytëzuar këtë lëshim sigurie.

Sa i përket iTunes, aty është bukur e paqartë se çfarë ka ndodhur në fakt: në App Store janë ngritur shumë aplikacione vietnameze në mesin e listave të aplikacioneve më të popullarizuara, derisa janë paraqitur edhe raporte për llogaritë e përdoruesve të hakuara të iTunes, të cilat hakerët i kanë përdorë për blerje të këtyre aplikacioneve. Apple ka larguar aplikacionet e përmendura nga dyqani online App Store, mirëpo ende nuk ka dalë zyrtarisht me deklaratë se ku ishte problemi. /Telegrafi/

Postoni një përgjigjie

© 2010 rrjeta.org – Informatika Shqiptare · Nënshtrohu:PostimetKomentet · Powered by nderto - Creative Studio