Pa bërë shumë zhurmë, për më tepër, pothuajse fshehtazi, Mozilla ka publikuar versionin e parë eksperimental (beta) të Firefox 4.
Mozilla në faqet e veta zyrtare ka publikuar versionin e parë eksperimental të Firefox 4, apo folur me gjuhë teknologjike, candidate build për Beta 1. Firefoxi i parë testues është në dispozicion për sistemet operative Linux, Windows e Mac OS X.
Nga risitë në shfletuesin e ri theksohet sistemi i përmirësuar për ekzekutimin e JavaScript, dhe konfiguracioni vizual i përpunuar lehtazi. Sipas versionit të ri, lidhëset (tabs) tani gjenden në maje të dritares së aplikacionit, si në shfletuesin Chrome të Google. Po ashtu, risi është thjeshtimi i sistemit të konfigurimit.
Mirëpo, edhe pse JavaScript engine i ri është paralajmëruar si një prej gjërave në të cilat Mozilla do të punojë më së shumti, testet e para tregojnë ngecje të theksuar krahasuar me konkurrencën, veçanërisht me versionin 6 të Chrome si dhe Opera 10.6 RC1. /rrjeta.org/
